Mes tensioneve në parket ka përfunduar pjesa e parë mes Yllit dhe Pejës me rezultat 41:48 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Ylli ishte më i mirë se Peja në çerekun e parë të çerekfinales basketbollistike në Play-offin e Superligës, duke fituar me katër pikë më shumë, 23:19.
Ndërsa Peja ktheu avantazhin në 10-minutëshin e dytë, duke fituar me 11 pikë më tepër, 18:29, njofton Klankosova.tv.
Më i miri deri më tani në parket te Peja është Griciunas me 13 pikë, nëntë kërcime e dy asistime, teksa te Ylli u dallua Palokaj me 10 pikë të shënuara.
Ndeshja mes Yllit dhe Pejës u ndërpre pak para fundit të pjesës së parë, ku pati sharje në kor të tifozëve, e më pas edhe provokime të një prej lojtarëve të Pejës, gjë që i bëri tifozët vendas ta gjuajnë me karrige.
Kjo ndeshje që po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.
https://klankosova.tv/tension-ne-suhareke-nje-karrige-u-hodh-ne-drejtim-te-lojtareve-te-pejes-video-1/
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.