Inter duket se nuk po arrin të këndellet nga eliminimi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë nga rivali lokal Milan.
Sot, "Nerazzurët" pësuan edhe një humbje tjetër, kësaj radhe në Serie A nga Roma.
Ekipi i Simone Inzaghit u mposht minimalisht nga romakët me rezultat 0:1.
Të vetmin gol të ndeshjes e realizoi, Matías Soulé, në minutin e 22-të, duke ia siguruar tre pikët skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Roma tani ka 60 pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Bologna në vendin e katërt, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Interi tani është i dyti me 71 pikë, njëjtë sa Napoli që e ka një ndeshje më pak.
https://www.youtube.com/watch?v=ay8zAE46Rp8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.