Lajmet e fundit

Ngrënia e mëngjesit në kohën e duhur vjen me përfitime të mrekullueshme.
Studime të ndryshme kanë vërtetuar që mëngjesi është shujta më e mirë e ditës, njofton Klan Kosova.
Ai rrit nivelin tuaj të energjisë duke iu ndihmuar të kryeni detyra e punë të tjera gjatë gjithë ditës.
Por nuk bëhet fjalë për çfarëdo mëngjesi.
Ju nuk mund të përfitoni nga mëngjesi nëse zgjedhni ushqime të shijshme kalorike, prandaj, ju nuk mund ta besoni por një tas me drithëra nëse kombinohet me ushqime me shumë sheqer mund të shkaktojë më shumë dëm sesa mund ta imagjinoni .
Ushqimi duhet të jetë i pasur me drithëra dhe konsumimi i një vakti të pasur me vitamina, proteina, minerale, fibra diete dhe acide yndyrore mund të bëjë mrekulli për sistemet e trupit tuaj.
Mëngjesi ka shumë përfitime shëndetësore:
Ndihmon në shëndetin psikologjik
Ndikon në energjinë e trupit
Ndihmon sistemin kardiovaskular
Ju ndihmon të humbeni peshë
Ndihmon për shikim të shëndetshëm
Kontrollon oreksin tuaj
Rrit sistemin imunitar
Mëngjesi është i rëndësishëm për diabetikët
Mirëmban nivelet e kolesterolit
Forcon kockat
Nxit tretjen
Është i mirë për lëkurën
Ndihmon shëndetin e flokëve
Trajton aneminë