Lajmet e fundit
Si reagon njeriu ndaj teknologjisë, pasi ka qëndruar në burg për 44 vjet.

Një njeri është ri-kyçur në shoqëri në moshën 69 vjeçare dhe është hipnotizuar nga ato që ai i quajti “gjëra të çmendura”, transmeton Klan Kosova.
Otis Johnson është larguar nga shoqëria në moshën 25 vjeçare. Ishte fillimi i vitit 1970, dhe bota ishte një vend shumë më ndryshe nga si është sot.
Otis e ka kaluar pjesën më të mirë të 50 vjetëve prapa grilave, para se të lirohej në moshën 69 vjeçare.
Me ri-kyçjen në atë që i duket një botë e re, Otis ndihet i tronditur dhe i shtangur.
Në një video të krijuar nga Al Jazeera, Otis ofron një perspektivë fascinuese mbi shoqërinë moderne dhe teknologjinë.
Duke qëndruar në Times Square-in ikonik të New Yorkut, Otis mrekullohet nga dritat shkëlqyese nëpër vitrina biznesesh: “Qendroj këtu për një kohë të gjatë vetëm për t’i shikuar këto gjëra të çmendura”.
Ai e sqaron konfuzionin e tij gjatë shikimit të njerëzve duke ecur vërdallë “ me tela në veshët e tyre” dhe “duke folur me vete” në Iphonet e tyre.
Otis e pyet veten nëse të gjithë këta janë shndërruar në agjentë të CIA-s.
Gjatë intervistës ai deklaron: “Njerëzit madje as nuk e shikojnë se ku po shkojnë”.
“Po përpiqem të kuptoj se si njerëzit mund të kontrollojnë se ku shkojnë, kur as nuk shikojnë në atë çfarë po bëjnë”.
Kjo video sy-hapëse është e mjaftueshme që t’ju bëjë të ndaloni dhe të mendoheni rreth impaktit të teknologjisë dhe shoqërisë moderne.