Juristja e medias, Flutura Kusari ka bërë me dije bordi i RTK-së do të mbajë sot mbledhjen e parë.
Ajo njoftoi se në këtë takim do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm.
Sipas saj pavarësia e bordit të transmetuesit public do të të testohet që nga sot.
“Pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot, në orën 17:30.Bordi i RTK-së e publikoi njoftimin për mbledhje, jo tri ditë më herët, por vetëm një ditë më herët. Shnosh, kanë mujtë edhe mos me na lajmëru hiç.
Atëherë, sot mbledhja e bordit të RTK-së mbahet në orën 17:30. Do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm”.
“Ju ftoj të mos paragjykoni derisa t'i shohim vendimet e para të bordit”, shkroi mes tjerash Kusari në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ajo poashtu theksoi se do ta monitorjë këtë takim.
“Unë, sigurisht, do të shkoj ta monitoroj dhe do t’ju mbaj të informum”, shtoi Kusari.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.