23.12.2018 · përditësuar para 2779 dite1 min lexim
Mesfushori gjerman, Pascal Gross, ka hedhur poshtë raportimet se ai do ta braktisë skuadrën Brighton për t’iu bashkuar Liverpool-it.
Më parë është raportuar se Jurgen Klopp i cili është menaxher i skuadrës Liverpool, ka shprehur interesim në futbollistin Pascal Gross, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo ky i fundit i ka hedhur poshtë këto raportime duke thënë se është i kënaqur në klub.
“Unë me të vërtetë po kënaqem dhe jam shumë i lumtur të luaj për Brighton në Premier Ligë”, ka deklaruar Gross për Argus.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.