Në mesin e 22 mijë e 500 tifozëve që do të jenë sonte të pranishëm në “Air Albania” për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen ndaj Serbisë, janë edhe Adem dhe Hamëz Jashari të rinj, pasardhësit e familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe vëllait të tij, komandantit Hamëz Jashari.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram” nga Hamëz Jashari, i cili fotos ia bashkëngjiti shkrimin “Forca Shqipëri”, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Serbisë mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.