Peshkatarët nuk po e ndalojnë hobin dhe sportin e tyre edhe sot në ditën e zgjedhjeve.
Gazetarja jonë Arbëreshë Uka i ka intervistuar sot disa prej tyre në liqenin e Radoniqit në Gjakovë, të cilët kanë deklaruar se herët në mëngjes kanë shkuar nëpër qendrat e tyre të votimit dhe e kanë përfunduar procesin e dhënies së votës.
Njëri prej tyre, Dukagjin Murati deklaroi se nuk pati probleme gjatë këtij procesi dhe se sipas tij tani i mbetet qeveritarëve që ta kryejnë punën e tyre.
Ai për Klan Kosovën tregoi edhe disa hapa për peshkim të suksesshëm dhe se si ndihet mirë me këtë sport të përzgjedhur prej tij.
“Këtë e kemi hobi. E harrojmë stresin dhe çdo gjë. Këtu ndjejmë kënaqësi, çdo gjë është e qetë dhe veç bukuri. Është sport i mirë dhe është pak i kushtueshëm, por kënaqësinë që e gjen këtu nuk e gjen askund”, ka deklaruar ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.