Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qëndruar në Kosovës nga data 8 deri më 24 mars.
Delegacioni i kryesuar nga Gabriel Di Bella ka zhvilluar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje financiare për të zbutur rreziqet negative që kanë ardhur nga çmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë.
Tani nga ky fond kanë lëshuar një qëndrim në të cilin theksohet se diskutimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme drejt arritjes së marrëveshjes në nivel stafi për shqyrtim nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, përcjell KlanKosova.tv.
“Ekipi është mirënjohës ndaj autoriteteve për diskutime të hapura dhe konstruktive. Dialogu ynë me autoritetet kosovare do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me synim arritjen e marrëveshjes”, thuhet në qëndrim. MN-së.
Ky fond mbështet përpjekjet e Kosovës mbi prodhimin e energjisë së gjelbër.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.