Lajmet e fundit

Në fillim të vitit të ri 2026, komuna e Suharekës u përballë me përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
I pari i kësaj komune, Bali Muharremaj, në një intervistë në emisionin “Fol me Arin” ka deklaruar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të dëmeve si pasojë e vërshimeve, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai bëri të ditur se dëmet ekonomike dhe në amvisëri janë rreth 100 mijë euro, në bujqësi mbi 80 mijë euro.
“Për fat të mirë është punuar më shumë në hapjen e kanaleve, dhe përkundër komunave të tjera, kësaj here kemi pasur dëme më të vogla”, tha Muharremaj në Klan Kosova.