Lajmet e fundit

Një grua është duke e përdorë aparatin e saj “për të komunikuar me personat që janë të mbijetuar të dhunës”.
Këtë gjë e ka krijuar artistja, Chantal Barlow, dhe pasqyron portrete të grave të mbijetuara nga dhuna, transmeton Klan Kosova.
Por në vend që t’i portretizoj ato gra si vetëm të mbijetuara të dhunës, Barlow dëshiron që të tregoj se këto gra nuk duhet të definohen vetëm në bazë të abuzimit.
“Fokusi im është që të komunikoj me të gjithë njerëzit që kanë mbijetuar nga dhuna në gjithë botën”.
“Shumë shpesh, storiet e tyre janë të kufizuar vetëm në atë se ato janë viktima”.
“Unë dhe këto gra kemi shuam gjëra të tjera për të jetuar: jetë që nuk duhet të definohet nga abuzuesit tanë, një jetë me dashuri, dritë dhe shpresë në zemrat tona”, u shpreh Barlow.
Barlow e ka krijuar këtë projekt për nder të gjyshes së saj, Mableine Nelson Barloë, e cila u vra nga gjyshi i saj në vitin 1975.
Ajo nuk ishte në dijeni për rolin që kishte gjyshi në vdekjen e gjyshes së saj, deri në kohën kur u bë adoleshente.
Barlow e përshkruan gjyshin e saj si një njeri që ka pasur një jetë të lumtur, i rrethuar me njerëz që e dojnë, mirëpo vdekja e gjyshes në familjen e saj ishte një temë që nuk flitej shpesh.
“Ky projekt është një kërkim falje për të gjithë gratë që shoqëria ia ka nënvlerësuar histroitë dhe jetën e tyre. Ne interesohemi për ta dhe i dojmë shumë”, u shpreh Barlow.