Lajmet e fundit

Menjëherë pas raportimit të rastit, institucionet përgjegjëse organizuan një operacion kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarët e Parkut Kombëtar. Në aksion mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Sead Arifi, shkruan TV Prizreni, transmeton Klankosova.tv.Pas më shumë se tri orësh kërkime në terrenin malor, ekipet arritën ta lokalizojnë dhe ta gjejnë 65-vjeçaren në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rrethanat e humbjes së saj, zhvillimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen në të cilën u gjet bashkatdhetarja, detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, Flamur Hoti.