Egnatia ka mundur Bylisin në transfertë me rezultat 0:2 në xhiron e 32-të të Kategorisë Superiore të Shqipërisë.
Liderëve iu desh pjesa e dytë për ta gjetur rrugën e golin, fillimisht në minutën e 48-të përmes Regi Lushkjës.
Ndërkaq, Saliou Guindo realizoi për 0:2 në minutën e 74-të të ndeshjes, duke e vulosur fituesin.
Me këtë triumf Egnatia ka 58 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Dinamo Tirana që vjen e dyta.
Në anën tjetër, Bylisi renditet i parafundit, i nënti, me 33 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.