Pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan 155 të tjerë, autoritetet maqedonase kanë nisur inspektimin në terren të të gjitha kabareve, diskotekave dhe klubeve nate të regjistruara në vend.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi fillimin e këtij aksioni pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, Vlatko Stojkoski, dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Gjatë këtij takimi, u diskutua për masat e marra deri më tani dhe për analizat e detajuara që janë realizuar për këto subjekte, shkruan Alsat-M transmeton Klankosova.tv
Mickoski theksoi se ky inspektim ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen, duke u siguruar që të gjitha këto objekte të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve.
Ky proces i kontrollit do të vazhdojë deri në përfundim, dhe autoritetet do të japin një raport të detajuar pas inspektimeve përkatëse.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.