Pas Tiranës, stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka goditur edhe qytetin e Durrësit.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu dhe rrugët e Durrësit të zhyten totalisht nën ujë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në pothuajse të gjitha rrugët e brendshme të qytetit, qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë.
Ndërkohë Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.