Lajmet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi sulmin në Gaza ku u vranë mbi 100 njerëz të cilët po prisnin të merrnin ndihmat ushqimore.
Guterres gjithashtu ka thënë se është "i tmerruar" nga numri i banorëve të Gazës të vrarë në luftë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Tragjikisht, një numër i madh njerëzish shtrihen nën rrënoja”, thuhet në deklaratë.
Ai përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirim të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve.