Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që aziatiko-amerikanët nuk duhet të fajësohen për shpërthimin e koronavirusit.
Ai tha se është "shumë e rëndësishme që ne t'i mbrojmë plotësisht" aziatiko-amerikanët, të cilët ai i vlerësoi si "njerëz të mahnitshëm", njofton Klan Kosova.
Fjalimi i Trump për këtë çështje erdhi pas sulmeve verbale dhe fizike që po rriten ndaj këtij komuniteti.
Koronavirus është ende duke u përhapur në SHBA, që aktualisht ka më shumë se 43,000 raste të konfirmuara dhe 533 vdekje.
Në një konferencë shtypi me task forcën për koronavirus të Shtëpisë së Bardhë të hënën, Trump tha: "është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë plotësisht komunitetin tonë aziatiko-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.