Lajmet e fundit
Sulmuesi i Liverpool Fabio Borini dëshiron të largohet nga Liverpool kësaj vere, sipas agjentit të tij.

Italiani u bashkua me The Reds nga Roma për vlerën prej 12 milionë funtave në vitin 2012, ndërsa ka luajtur vetëm 12 herë sezonin e fundit në Premier League.
Ai nuk është shumë i preferuar për trajnerin Brendan Rodgers, kështu që ka vendosur që të largohet nga Anfield.
“Fabio dëshiron një eksperiencë të re” ka thënë Marco De Marchi, agjenti i tij.
Borini ka thënë se dëshiron më shumë minutash dhe nëse nuk mund ta ketë atë në Liverpool, atëherë atë do ta kërkojë diku tjetër.