Lajmet e fundit

Pas raportimit, një grua nga Maqedonia e Veriut, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrëfeu se prej rreth tre vitesh po përballet me shpërndarjen e videove intime dhe numrit të saj të telefonit në këto grupe.
Ajo thotë se fillimisht mori mesazhe me komplimente, por më pas u kërcënua me publikim të materialeve tek familjarët dhe me kërkesa për mijëra euro në këmbim të ndalimit të shpërndarjes. Viktima ka njoftuar autoritetet në ShBA dhe familjarët e saj kanë raportuar rastin edhe në vendlindje, ndërsa pretendon se presioni i vazhdueshëm i ka shkaktuar pasoja të rënda emocionale dhe tensione familjare. Rasti hedh dritë mbi rrezikun e grupeve online që përdorin shantazhin dhe zhvatjen si formë presioni ndaj grave, ndërsa viktima kërkon drejtësi dhe zbardhje të plotë të rastit. https://www.youtube.com/watch?v=jp-cqKQD6eA Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në videot e mëposhtme. https://www.youtube.com/watch?v=EOi1kkHkW_k https://www.youtube.com/watch?v=lH4PbLcRrcU https://www.youtube.com/watch?v=-Cc45d4aI-E