Një grup derrash të egër rrethuan një grua që sapo kishte dalë nga një supermarket afër Romës dhe i vodhën pazaret.
Kjo ka bërë që të rindezet debati rreth pranisë së kafshëve të egra nëpër qytetet italiane, transmeton Klan Kosova.
Në videon e postuar në mediat sociale shihen derrat që ndjekin gruan në një park makinash në fshatin “Le Rughe” duke ia rrëmbyer çantën e pazarit, shkruan The Guardian.
Fermerët italianë kanë protestuar viteve të fundit në lidhje me derrat e egër që po bëjnë "kërdi" në tokat e tyre teksa kanë shkaktuar edhe aksidente fatale në rrugë.
https://www.youtube.com/watch?v=kAPzWSKcE70
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.