Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se përgjatë dy viteve qeverisje kanë krijuar mundësi të reja për rreth 27.000 punëkërkues në Kosovë.
"Angazhimi ynë me përkushtim përgjatë këtyre dy viteve qeverisje, në rritjen e mundësive për punësim, ka krijuar mundësi të reja për rreth 27.000 punëkërkues në Kosovë, të cilët i kemi përfshirë në punësim të rregullt, masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional.
"Duke mos qenë të kënaqur me pozitën e gruas në tregun e punës, prioritet kyç ka qenë dhënia e mundësive për gra. Mbi 6000 gra janë punësuar dhe përfshirë në masa aktive të tregut të punës përgjatë këtyre dy viteve dhe mbi 5000 gra janë përfshirë në aftësim profesional", ka shkruar ai në Facebook.
Për punësimin e rreth 27.000 punëkërkuesve ka folur të hënën në Zonën Zgjedhore edhe Sekretari i Përgjithshëm i NISMA Socialedemokrate, Bilall Sherifi.
”Përmes Ministrit Reçica, kemi arritur që një numër të madh të premtimeve që janë varur vetëm nga ministri të realizohen”.
”Ne kemi premtuar atëherë të angazhohemi një familje një të punësuar përmes Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale rreth 27 mijë të rinj dhe të reja kanë kaluar përmes ndërmjetësimit të kësaj ministrie dhe janë punësuar qoftë në shërbim publik qoftë në privat. Në statistika 23 apo 24 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes ndërmjetësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”.
https://www.youtube.com/watch?v=M5D9ZGKU3j0
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.