Lajmet e fundit

Arsenali po shpreson që ta transferojë futbollistin e Real Madridit, Dani Ceballos, pasi ka siguruar shërbimet e William Saliba nga Saint-Etienne, sipas Goal.
Saliba u transferua te Topçinjtë për një shumë prej 30 milionë eurosh, mirëpo do të luajë sezoni ne si huazim tek Të Gjelbrit.
Ndërkohë, mësohet se negociatat mes londinezëve dhe Mbretërve tashmë kanë avancuar, dhe mund të finalizohen kur të dyja palët të takohen në Washington të SHBA-së të mërkurën në kuadër të International Champions Cup.