Lajmet e fundit

Është gazetari Milot Hasimja i cili para disa muajve solli storien rreth gjendjes dhe shkatërrimin e shtëpisë së koleksionuesit prizrenas, Ismail Haki Gashi.
Shtëpia ishte pranë shkatërrimit sidomos pjesa e epërme apo kulmi.
Mirëpo, fati i tij ishte që pas publikimit të stories në Klan Kosova, organizata Cultural Heritage Without Borders(CHWB) investuan në rregullimin e kulmit të shtëpisë ku tashmë 80 vjeçari Ismail Haki Gashi, është i sigurt për të jetuar.
Shtëpia asnjëherë nuk është vizituar nga autoritet lokale të Prizrenit dhe Ismail Haki Gashi falënderon organizatën për këtë restaurim të bërë.
Për më shumë ja kronika e zgjeruar: