Lajmet e fundit

Pas raportimit në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, është intervenuar në parkun e fëmijëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Banorët e zonës ishin ankuar për gjendjen e parkut, ndërsa tashmë pas raportimit janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e hapësirës.
Një nga qytetaret që kishte denoncuar gjendjen e parkut në emision ka thënë se punimet kanë nisur menjëherë.
“ Kanë nis me u rregullu gjërat, fillimisht dritat, pastaj janë vendos lodrat dhe është rregullu edhe zalli. E treta që është duke u bë është më e rëndësishmja për ne, janë ulëset, sepse gjithçka ka qenë e shkatërruar”, tha ajo.
Ndiqni detajet e plota: