Lajmet e fundit

Përfaqësuesja kosovare e femrave në pingpong do të ndeshet të enjten në ora 13:00 , me Uellsin në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Europian të Pingpongut.
Kjo pasi që orari paraprak ishte ndryshuar si pasojë e problemeve me viza për lojtaret e përfaqësueses sonë, transmeton Klan Kosova.
Vashat e përzgjedhësit Besart Domaniku do të tentojnë që ta befasojnë Uellsin në ndeshjen kthyese për vend të dytë në grupin F, që dërgon në fazën e barazhit ndaj Bjellorusisë .
Për më shumë, në kampionatin ekipor që do të mbahet në Luksemburg, Kosova do të garojë në “Challenge Division”, dhe kjo skuadër do të udhëheqet nga Besire Domaniku.