13.11.2016 · përditësuar para 3530 dite1 min lexim
Kur Jackie Chan, legjenda e filmit pa një Oscar në shtëpinë e Sylvester Stallone 23 vjet më parë, kishte thënë se ishte momenti që edhe ai "dëshironte një çmim të tillë", transmeton Klan Kosova.
Të shtunën në ndarjen e çmimeve “Governors Awards”(ndarjen e çmimeve nga guvernatorët), aktori kinez dhe ylli i arteve marciale më në fund mori një statujë të vogël të artë, një Oksar nderi për dekada të tëra të punës së tij në film.
“Unë kam thyer eshtra për të bërë më shumë se 200 filma. Jo çdo film ka qenë i duhuri, por në çdo film që kam bërë jam interesuar për botën, për fëmijët për mjedisin për gjithçka.
Dhe sot kam nderin të them se në gjithë ato vite që kam realizuar këta filma i kam bërë në mënyrën e duhur”, ka thënë 62 vjeçari Chan pasi rrëmbeu çmimin.
Ai është mburrur me qytetin e tij Hong Kong i cili e ka bërë atë "krenar që është kinez," dhe ka falënderuar fansat e tij, duke thënë se ata ishin arsyeja që ai "vazhdon të bëjë filma, duke kërcyer nëpër dritare, shkelmuar dhe grushtuar derisa ka thyen edhe kockat e tij."
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.