Lajmet e fundit

Në fshatin Piskotë të Gjakovës, pas reshjeve të dendura të shiut, raportohet se reshjet e borës e kanë rënduar edhe më shumë situatën.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, ka deklaruar se gjatë bisedave me banorët e këtij fshati, ata pohuan se bora veçse ua ka vështirësuar gjendjen, pas vërshimeve që lanë pas shumë dëme, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, gazetarja bëri të ditur se shumica e familjeve të prekura nga përmbytjet, kanë gjendje të rëndë ekonomike.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: