Lajmet e fundit

Ndër kërkesat e inspektorëve të UEFA-së, ka qenë data e përfundimit të stadiumit të Prishtinës dhe caktimi se kush do ta menaxhoj këtë stadium.
Sekretari gjeneral i federatës së futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka thënë se komuna do ta menaxhoj stadiumin e kryeqytetit, por që paraprakisht do të kenë një takim tre-palësh për këtë çështje, njofton Klan Kosova.
Salihu ka thënë se federata nuk ka mundësi financiare për ta përballuar mirëmbajtjen e stadiumit.
Drejtori sportiv, Ismajl Kasumi thotë se stadiumin duhet ta mirëmbaj komuna, pasi kështu veprohet edhe në shtetet tjera.
Për Kasumin, mirëmbajtja e stadiumit të Prishtinës në baza mujore mund të kushtoj nga 25 deri në 30 mijë euro.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://www.youtube.com/watch?v=5Jp9r2Iz7gE