Gjatë ditës së sotme, ka përfunduar fjalën përmbyllëse mbrojtja e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas kësaj, kanë nisur pyetjet e trupit gjykues ndaj palëve në këtë Gjykatë, Prokurorisë së Specializuar në njërën anë, dhe palës mbrojtëse në anën tjetër, transmeton klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po përcjell nga afër gjyqin e madh ndaj katërshes së UÇK-së, tha se shumica e pyetjeve të trupit gjykues u janë parashtruar palës mbrojtëse, ani pse u la të kuptohej se këto pyetje më shumë do të ishin të parashtruar për ZPS-në.
Në emisionin “Kosova Today”, Mujku tha se deri më tani janë parashtruar rreth 30 pyetje nga trupi gjykues.
https://www.youtube.com/watch?v=gqIPBODNks8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.