Në seancat paragjyqësore, ekipi i Sean “Diddy” Combs kishte kërkuar që të shtyhej gjyqi për dy muaj duke kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur dhe për të shqyrtuar më shumë prova.
Por gjyqtari Arun Subramanian nuk e pranoi këtë, duke thënë se ai nuk mund të lejojë një “ekspeditë peshkimi” dhe se artisti kishte mjaft avokatë për të qenë në gjendje të përgatitej në kohë.
Në seancat e tij paragjyqësore, Combs është shfaqur i qetë, ndonjëherë duke u kthyer mbrapsht për të buzëqeshur dhe përshëndetur në sallën e gjyqit.
Ai pati të veshura rrobat e burgut me ngjyrë të çelët kafe, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.