Pas tre ndeshjeve interesante nga elita e futbollit tonë të zhvilluara dje, BKT Superliga e futbollit do të vazhdojë edhe sot me dy duele shumë atraktive për shikuesit të cilat vijnë në platformën numër një në vend, Artmotion.
Dukagjini që akoma nuk di për fitore dhe ndanë pozitën e fundit tabelore me Llapin me vetëm tre pikë të grumbulluara pret në Klinë skuadrën ish-kampione të Dritës, e cila është në pozitën e pestë të renditjes mirëpo me një fitore me çfarëdo rezultati del në krye të tabelës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 dhe transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit.
Nga po i njëjti orar në Art Sport 2 me komentimin e Engjëll Bërbatovcit vjen përballja interesante mes fqinjëve të Prishtinës dhe Ulpianës. Kryeqytetasit pas startit të dobët kanë fituar dy ndeshje rresht së fundmi teksa janë të gjashtët në renditje kurse nga ana tjetër lipjanasit renditën në vendin e tetë me vetëm një fitore në 6 xhirot e para.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.