Pas disa dueleve interesante që u zhvilluan të premtën dhe shtunën, Ligue 1 franceze do të mbyllë siparin e javës së nëntë kampionale me shtatë ndeshje interesante që do të luhen në këtë të dielë sportive dhe do të transmetohen të gjitha në platformën numër një në vend.
Gjithçka nis pas pak me duelin në mes Rennes dhe PSG që do të komentohet nga Emanuell Syla dhe do të jetë ekskluzivisht në Art Sport 1. Tashmë kanë dalur edhe formacionet e kësaj sfide spektakolare në të cilën tek PSG starton katërshja e sulmit Neymar-Mbappe-Messi-Di Maria.
Menjëher pas përfundimit të këtij dueli në Art Sport 5 vjen nga ora 15:00 super sfida tjetër mes Monaco dhe Bordeaux, dy skuadra që kërkojnë rikthimin tek forma e mirë. Kjo ndeshje do të komentohet nga Arbon Flugaj.
Në po të njejtin orar në kanalet KSport dhe Arena Sport keni mundësi të ndiçni edhe dy përballje të tjera: Nantes – Troyes dhe Angers – Metz.
Orari prej 17:00 vjen poashtu me dy ndeshje interesante: Lorient – Clermont transmetohet në Art Sport 4 nën komentimin e Avni Tifekut ndërsa në KSport do të keni mundësi ta ndiçni derbin e javës mes Lille dhe Marseille.
Nga ora 21:00 pastaj ndeshja tjetër interesante mes St.Etienne dhe Lyon e cila do transmetohet në Art Sport 1, me komentator Naim Selmanin.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek art sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.