Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet”, thuhet në vendim.
Kjo platformë ishte pezulluar më 6 mars të vitit të kaluar.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.