Tani që po bëhet më e sigurt për t’u mbledhur, Avengers më në fund po zbresin në Disneyland në Kaliforni.
Tani mund të shijohet një udhëtim me Spider-Man që lejon vizitorët të shpërthejnë robotët me rrjeta virtuale nga duart e tyre dhe një shfaqje të fuqisë nga roja mbretërore e Wakandas janë ndër pikat kryesore të kampusit të ri Avengers në Disney Adventure Park në Disney, debutimi i të cilit u ndalua për rreth një vit nga pandemia e koronavirusit përpara se të hapet për publikun të premten.
Kampusi Avengers është një përvojë gjithëpërfshirëse që i lejon mysafirët të bëhen super-heroikë nëpër një seri udhëtimesh, shfaqjesh dhe restorantesh nga Universi Kinematik i Marvel, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Dy parqet e Anahemit të Disney u rihapën me kufizime në 30 prill dhe do të rihapen tërrësisht më 15 qershor.
https://www.youtube.com/watch?v=CriuBlk9K4A
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.