20.02.2020 · përditësuar para 2328 dite1 min lexim
Këngëtarja e njohur, Adele, ka thënë se shumë shpejt pritet të publikojë albumin e saj të ri.
Sipas People, ajo këtë e tha gjatë dasmës së shoqes së ngushtë që kishte, transmeton Klan Kosova.
"Priteni albumin tim më të ri në shtator", deklaroi këngëtarja.
Fituesja e Grammyt nuk ka publikuar këngë të re që nga viti 2016, dy këngët e saj të fundit janë “Hello” dhe “Send My Love”.
Në vitin 2017 këngëtarja i fitoi5 çmime Grammy duke përfshirë edhe albumin më të mirë të vitit, albumi i saj i fundit ishte “25”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.