Lajmet e fundit

Real Madrid po e konsideron transferimin e Alvaro Odriozolës nga Real Sociedad, raporton AS, transmeton Klan Kosova.
Mbretërit janë të impresionuar me performancën e tij kundër Shqipërisë të premten, dhe me klauzolën e tij prej 40 milionë eurosh, konsiderohet të jetë mjaft i përballueshëm për kampionët evropianë.
Sidoqoftë, madrilenët nuk do të nguten që të bëjnë ofertë, pasi që presin ta shohin se si do të përfundojë sezoni aktual.