Kanë disa muaj që përflitet për një ndarje të Kim Kardashian me Kanye West.
Së fundmi, u zbulua se martesa e tyre ka marrë fund por ende nuk janë divorcuar zyrtarisht, transmeton Klan Kosova.
Pas ndarjes, reperi e ka në plan të sjellë një album me dhjetë këngë të cilat do të jenë të përshtatshme me situatën aktuale të jetës së tij private.
“Albumi i ri i Kanye do të jetë për ndarjen dhe si shkoi drejt fundit lidhja me Kim. Ai ka nisur ta shkruajë prej muajsh”, kanë thënë burime pranë reperit.
Të njëjtat burime kanë thënë për “The Sun” se Kim i ka kërkuar ish-partnerit që të tregojë respekt për familjen në këngët e tij.
Pak ditë më parë, “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.