Mëngjesi i së martës në Artmotion fillon me një super sfidë mes dy skuadrave që i përkasin dy konferencave në NBA, perëndim e lindje.
Bëhet fjalë për Utah Jazz nga perëndimi që dhe Brooklyn Nets nga lindja që këtë sezon kanë formë diametralisht të kundërt nga njëra tjetra.
Kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë mes dy skaudrave këtë sezon. Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 4 shkurt, ishin Utah Jazz që fituan me rezultat 125-102.
Në atë përballje, u dallua Donovan Mitchell me 27 pikë të shënuara.
Ndërsa në 95 ndeshje të zhvilluara gjithsej mes vete, seri më të mirë kanë Utah Jazz me 63 fitore ndërsa Brooklyni ka 32 sosh.
A do arrijnë t'i revanshohet Brooklyni për atë humbje, apo Xhezerët do vazhdojnë me domimin? Kjo mbetet të shihet sonte, gjysmë ore pas mesnate, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Komenton: Engjëll Bërbatovci
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.