Java e re në NBA fillon në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në platformën numër një në vend, Artmotion, që ka të drejtën e transmetimeve të ligës më të fortë të basketbollit në botë për vendin tonë.
Ndeshja, e cila do të vijë në transmetim 60 minuta pas mesnatës, do të jetë ajo mes Utah dhe Detroit, që nis nga ora 01:00 dhe mund ta ndiqni direkt në Art Sport 1 nën komentimin e Petrit Zeqirit.
Utah Jazz renditen të tretët në perëndim, me një bilanc prej 28 fitoreve dhe 12 humbjeve, teksa synojnë rikthimin te fitoret pas dy disfatave radhazi të pësuara së fundmi.
Nga ana tjetër, Detroit Pistons mbajnë vendin e 14-të në lindje dhe deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm tetë fitore dhe kanë 30 disfata.
5-shet e mundshme startuese:
Utah: Conley, Mitchell, Paschall, O’Neal, Whiteside
Detroit: Hayes, Cunningham, Diallo, Bey, Stewart
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.