Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook tha se janë vonuar në tubimin e radhës pas Lipjanit.
Në postimin e LDK-së thuhet se kjo ndodhi për shkak se ishin të gjata radhët e mbështetësve të Lumir Abdixhikut, përcjell Klankosova.tv.
"U vonuam në tubimin e radhës pas Lipjanit, sepse ishin të gjata rradhët e mbështetësve të kryeministrit të ardhshëm dr.Lumir Abdixhiku për të bërë fotografi dhe për t’i dhënë mbështetje atij dhe Lidhjes Demokratike", thuhet tutje në postimin e LDK-së.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.