Lajmet e fundit
Kampioni i botës në peshat e rënda do të përballet me Carlos Takam, pas lëndimit të bullgarit Kurbat Pulev, në duelin e 28 tetorit në Kardif të Uellsit

Boksieri bullgar, Kurbat Pulev, është detyruar që të tërhiqet nga dueli me Anthony Joshua, shkaku i një lëndimi të pësuar.
Megjithatë kampioni i botës në peshat e rënda e ka gjetur menjëhere rivalin tjetër me të cilin do të ballafaqohet në kryqytetin e Uellsit, Kardif .
Kundërshtari i britanikut Joshua do te jetë Carlos Takam nga Kameruni i cili ka një karrierë të suksesshme në boks.
Takam ka të zhvilluar 39 meçe, duke fituar 35 prej tyre, ndërsa numëron edhe tri humbje dhe një barazim.
Dueli mes Joshua dhe Takam do të zhvillohet më datën 28 tetor në Kardif, ku thuhet se janë shitur afro 70 mijë bileta.