Është gazetari i Klan Kosova, Milot Hasimja, i cili solli rrëfimin e Driton Selmanit, ngase krijoi automobilin e tij – inspiruar nga marka e njohur e veturave Lamborghini.
Por pas publikimit të kronikës, për talentin e djaloshit nga Gjilani, tashmë po shkruajnë edhe mediat e huaja, njofton Klan Kosova.
Është Associated Press që ka kontaktuar me pronarin e makinës së krijuar, e që për të cilin shpenzoi afër 30 mijë euro.
E kjo nuk është e gjitha, e interesuar doli të jetë edhe Fox News, e cila ka cituar dhe portalin e klankosova.tv për të publikuar lajmin se Driton Selmani ka prodhuar makinën e inspirruar nga Lamborghini Reventon, derisa motori dhe pjesa e jashtme e tij janë të llojit Mitsubishi 3.0, njofton Klan Kosova.

Për më shumë klikoni në linkune vendosur
KËTU.
https://www.youtube.com/watch?v=t85vuRzlk1A
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.