Lajmet e fundit

Pas një storje të realizuar nga Klan Kosova, një fermer kosovar nga Gjakova, po bën xhiro në mediat botërore pasi ujkun e tij të preferuar ka vendosur ta quaj Trump, transmeton Klan Kosova.
Reuters po ashtu dhe News.com shkruajnë se fermeri Hysni Rexha ka deklaruar se aftësitë e ujkut, i kujtojnë në një mënyrë ato të Presidentit amerikan, Donald Trump.
Rexha shprehet falënderues për rolin e amerikanëve gjatë luftës së Kosovës. Fermeri nga Gjakova megjithatë shpjegon se dashuria për kafshët bëri që ai të mos e braktiste shtëpinë edhe gjatë konfliktit të armatosur.
Kosova mbetet një prej vendeve më pro amerikane, ndërsa sipas një studimi të bërë nga Gallup gjatë këtij muaji, rreth 75% e qytetarëve kosovarë mbeten mbështetës të administratës Trump, shkruan më tej artikulli i Reuters dedikuar fermerit nga Kosova.
Fermeri ka edhe një sërë kafshësh të tjera të veçanta për të cilat kujdeset pasi posedon një fermë të gjerë, transmeton Klan Kosova.