Kosova në basketboll do të përballet me Irlandën të dielën nga ora 18:00 në Dublin.
Në Grupin A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, Kosova, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje, kurse lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje.
Dardanët të premten mbrëma kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Dublin, derisa sonte do të kenë stërvitjen e radhës.
Ndeshjen e fundit, Kosova e zhvilloi kundër Zvicrës në Bern, duke pësuar humbje të thellë – 75:43.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.