17.10.2018 · përditësuar para 2830 dite1 min lexim
Selena Gomez, ka marrë mbështetje nga kolegët pas gjendjes së rëndë emocionale që përjetoi.
Ajo është shtruar në spitalin psikiatrik për të rimarrë veten pas kësaj gjendjeje.
Demi Lovato, Cardi B dhe Jennifer Aniston janë mërzitur shumë për gjendjen e koleges së tyre.
“Jennifer është një person jashtëzakonisht i kujdesshëm. Asaj i dhemb shumë fakti që po e sheh Gomez në këtë gjendje dhe është atje për t’i ofruar këshilla e për t’i dhënë mbështetjen e saj. Ajo e sheh këngëtaren si një motër të vogël dhe po bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar”.
Demi Lovato, e cila po mundohet të rikuperojë veten pas mbidozës që për pak e çoi drejt vdekjes, po mundohet ti qëndrojë pranë këngëtares.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.