Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se sot shënohet një kapitull të ri për Poloninë.
Kjo për faktin se pas më shumë se 6 vitesh, besohet se do të tërhiqen të ashtuquajturat procedurat e sanksioneve të nenit 7 të sundimit të ligjit kundër Polonisë, njofton Klankosova.tv.
“Sot, shënon një kapitull të ri për Poloninë. Pas më shumë se 6 vitesh, ne besojmë se procedura e nenit 7 mund të mbyllet. Dhe përgëzoj kryeministrin, Donald Tusk dhe qeverinë e tij në këtë përparim të rëndësishëm. Ky është rezultat i punës së palodhur të Polonisë dhe përpjekjeve të vendosura për reforma”, ka shkruar në X, von der Leyen.