E diela do të jetë e rezervuar taman për meraklinjtë e sportit.
Pas adrenalinës që japin tri superndeshjet e futbollit, radhën do ta ketë basketbolli me dy ndeshje të jashtëzakonshme.
E për t'ua sjellur afër, për këtë përkujdeset Artmotion, njofton Klankosova.tv.
Në kryeqytet, në "Pallatin e Rinisë dhe Sporteve", do të zhvillohet ndeshja Prishtina - Bashkimi.
Kjo ndeshje transmetohet në Sport 2, me fillim nga ora 19:00.
Kurse në "Mizahir Isma" me fillim nga ora 19:30, do të luhet loja mes Rahovecit dhe Pejës.
Përballja në fjalë, jepet në kanalin Sport 6.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.