Lajmet e fundit

Gazetari amerikan Evan Gershkovich do të dalë në gjyq për spiunazh në Rusi të mërkurën në një gjykatë, procedurat e së cilës janë klasifikuar si sekret shtetëror.
Asnjë gazetar, mik, anëtarë i familjes apo personel të ambasadës amerikane nuk do të lejohen në sallën e gjyqit në qytetin e Yekaterinburgut, ku Gershkovich, përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.
Prokurorët rusë thonë se gazetari i Ëall Street Journal, i arrestuar në mars të vitit të kaluar, kishte mbledhur prova sekrete për një prodhues rus tankesh me urdhër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-së.
Gershkovich, gazeta e tij dhe qeveria e ShBA-së hedhin poshtë akuzat. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e quajti ndalimin e tij "krejtësisht të paligjshëm".
Gjyqet e mbyllura janë procedurë standarde në Rusi për rastet e tradhtisë ose spiunazhit të dyshuar që përfshijnë materiale të klasifikuara shtetërore. Kremlini thotë se çështja dhe aranzhimet për të janë një çështje e gjykatës, por ka deklaruar - pa publikuar prova - se Gershkovich u kap "në flagrancë", shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.