Real Madridi ka marrë hak ndaj Barcelonës, në basketboll.
Ekipi nga kryeqyteti spanjoll ka shënuar një fitore që u quajt titanike, në përballjen klasike që u luajt të enjten mbrëma, në palestrën “Palau Blaugrana” të Katalunisë, në kuadër të Euroligës.
Mbretërit fituar 97 me 90, por vetëm pas dy vazhdimeve nga 5 minuta.
Koha e rregullt u krye 74 me 74, ndërsa shtesa e parë 84 me 84.
Në vazhdimin e dytë Real shënoi 13 pikë ndërsa Barca vetëm 6, për të mbyllur derbin brutal me 7 poena epërsi në të mirë të Los Blancos.
Te këta të fundit lojtari më efikas ishte Walter Tavarez, me 24 pikë e 18 kërcime, por më vendimtari qe Facundo Campazzo, i cili arrit të shënojë tre pikët vendimtare, në fund të lojës së rregullt, që ia mundësoi Realit shkuarjen ne vazhdimin e parë. Argjentinasi regjistroi 18 pikë në krejt ndeshjen, krahas 10 asisteve. Kroati Mario Hezonja shënoi 24 pikë, shkruan Klankosova.tv.
Megjithatë, lojtari më efikas i takimit ishte blaugrani Kevin Punter me 27 poena.
Barcelona mban pozitën 7 në tabelën e Euroligës, me 7 fitore e 5 humbje, ndërsa Real është i dhjeti, me 6 triumfe e po aq disfata. Lider është Fenerbahce, me 11 fitore e dy humbje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.