Pasi takoi Leonardo DiCaprion aktivistja 16 vjeçe nga Suedia takoi një tjetër yll të Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger.
Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë nga radhët e Partisë Republikane e publiko i disa fotografi ku shihej ai me aktivisten Greta Thunberg në Santa Monica, njofton Klan Kosova.
Derisa DiCaprio e quajti atë një lidere të kohës, për Schwarzenegger Greta është heroinë.
Adoleshentja ka përdorur forma të transportit që lirojnë pak gazra karboni për të udhëtuar nga Suedia në Kili për të marrë pjesë në samitin për klimën, COP25, por tash ka kërkuar ndihmë për të udhëtuar në Spanjë, sepse protestat masive kundër qeverisë së Kilit bënë që ky samit të anulohej.
Samiti tash do të mbahet në Madrid në fillim të dhjetorit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.